Fatih Hafız Mehmet
22 Maj 2019•Përditësim: 23 Maj 2019
Ministri i Energjisë i Qipros Greke, Giorgos Lakkotripis, tha se ekziston një plan për tetë aktivitete në 24 muaj në zonën ekonomike ekskluzive të deklaruar në mënyrë të njëanshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një prezantim të punëve të Ministrisë së Energjisë midis marsit të vitit 2018 dhe prillit të vitit 2019, Lakkotripis pa përcaktuar vendndodhjen e vendeve tha se gjashtë shpime do të jenë për hulumtim dhe dy për afirmim.
Ai tha se shpimi është planifikuar të fillojë kaj fundi i vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.
Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të administratës së Qipros Greke në Mesdheun Lindor, duke theksuar se Qiproja Turke po ashtu ka të drejta për burime në këtë zonë.
Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja ndërhyri si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.
Dekadat që nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por të gjitha të përfunduara pa sukses. Ajo e fundit, e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.