Dilara Zengin
30 Shtator 2020•Përditësim: 30 Shtator 2020
Çmimet e patundshmërive në SHBA në korrik të këtij viti shënuan rritje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas indeksit kombëtar të çmimeve të patundshmërive në SHBA "S&P CoreLogic Case-Shiller", çmimet e patundshmërive janë rritur për 4,8 për qind në korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Qytetet ku më së shumti janë rritur çmimet e patundshmërive janë Phoenix (9,2 për qind), Seattle (7 për qind) dhe Charlotte (6 për qind).
Qytetet me rritjen më të vogël të çmimit të patundshmërive janë Chicago (0,8 për qind), New York (1,3 për qind) dhe San Francisco (2,5 për qind).
David Blitzer, kryetar i bordit të indeksit "S&P Dow Jones" theksoi se ndërtimi i apartamenteve në SHBA ka rënë ndjeshëm.
"Pa një ofertë më të lartë, çmimet e pasurive të patundshme mund të tejkalojnë ndjeshëm inflacionin", tha Blitzer.