Ekonomi

Rusia do të heq ndalimin e eksportit të benzinës

Ministri rus tha se eksportet e benzinës nga Rusia u kufizuan për shkak të çmimeve në tregun e brendshëm

Emre Gürkan Abay  | 13.11.2024 - Përdıtësım : 13.11.2024
Rusia do të heq ndalimin e eksportit të benzinës

Baku

Ministri rus i Energjisë, Sergey Tsivilev, ka njoftuar se ministria i ka paraqitur qeverisë një propozim për të hequr kufizimet në eksportet e benzinës, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media të mbajtur në Baku të Azerbajxhanit, Tsivilev tha se eksportet e benzinës nga Rusia u kufizuan për shkak të çmimeve në tregun e brendshëm.

Ai theksoi se çmimet në tregun e brendshëm rus janë stabilizuar.

"Ne kemi përgatitur propozime për heqjen e ndalimit dhe i kemi dorëzuar tashmë qeverisë për shqyrtim. Tani do të heqim kufizimet e eksportit", tha Tsivilev.

Çmimet e benzinës janë rritur në Rusi për shkak të sulmeve të dronëve ukrainas në rafineritë ruse të naftës dhe kërkesës në rritje, veçanërisht në sektorin bujqësor.

Rusia kufizoi eksportet e benzinës nga 1 gushti deri në fund të vitit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın