Emre Gürkan Abay
22 Shtator 2022•Përditësim: 22 Shtator 2022
Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin tha se buxheti i vendit të tij do të ketë deficit në 3 vitet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mishustin në mbledhjen e qeverisë deklaroi se po i afrohen fundit punimet buxhetore të Rusisë që do të mbulojnë vitet 2023-2025.
Duke thënë se buxheti përfshin masat që do të ndërmerren për përshtatjen e ekonomisë ruse me kushtet e reja, Mishustin tha se ndër masat në fjalë janë ridrejtimi i eksporteve dhe pavarësia teknologjike.
Sipas tij, qeveria do të bëjë shpenzimet e nevojshme për të përballuar kërkesën e brendshme. "Rritja ekonomike duhet të kalojë 2 për qind deri në vitin 2024", tha Mishustin.
Ai tha se të ardhurat buxhetore do të tejkalojnë 26 trilionë rubla (afërsisht 435 miliardë dollarë) në vitin 2023. "Ne presim që shpenzimet të arrijnë në 29.5 trilionë rubla me një rritje të vogël. Buxheti do të ketë deficit gjatë periudhës së planifikimit 3-vjeçar. Për të mbyllur deficitin buxhetor kryesisht do të merret huamarrja e qeverisë", tha Mishustin.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov dje tha se qeveria ruse shpenzon më shumë para se të ardhurat nga taksat.