Eşref Fahri
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë Mehmet Şimşek tha se për shkak të lëkundjeve të brendshme dhe të jashtme ka patur deviacione në shifrat e Porgramit Afatmesëm (OVP), raporton Anadolu Agency (AA).
“Megjithatë, nëse ndaj kësaj reagojmë në mënyrë të duhur, gjë që jemi duke e bërë, këto janë vetëm rënie të përkohshme”, deklaroi ministri Şimşek i cili për gazetarin e AA-së dha vlerësime në lidhje pritshmëritë për rritje ekonomike dhe Programin Afatmesëm.
Ai tregoi se punimet për programin OVP paraprakisht kanë filluar në korniza me përfshirje të ngushtë, ndërsa më pas ishte zgjeruar dhe nën kryesimin e Kryeministrit Binali Yıldırım ishte shndërruar në Këshillin e Koordinimit të Ekonomisë (EKK). Ai tha se punimet do të përfundojnë në fillim të tetorit dhe do t’i shpërndajnë për opinionin publik.
Sipas tij, nevoja e investimeve për rritje është variacioni më kyç për të ardhmen e shtetit, ndërkohë që këtë vit rritja ka qenë më e ulët se pritshmëritë.
Şimşek u shpreh se gjatë përgatitjes së skenarëve të këtij viti, askujt nuk i ka shkuar në mend se do të ndodhë tentativë për grusht shteti.
“Së pari, (tentativa për grusht shteti) ka ndikim të qartë. Së dyti, turizmi këtë vit ka qenë në gjendje të keqe. Në fakt, ne kishim paraparë që të ndikohemi në masë të vogël dhe jo në përmasa të këtilla. Vetëm për shkak të turizmit, rritja ka pësuar rënie për një pikë. Vitin e kaluar, sektori i bujqësisë ishte shumë i fuqishëm në saj të kushteve klimatike, megjithatë, këtë vit edhe bujqësia është më e dobët nga ajo që parashikonim. Rrjedhimisht, nga ndikimi i turizmit, tentativës për grusht shteti dhe bujqësisë, rritja këtë vit ka qenë më e vogël se pritshmëritë”, tha Şimşek.
“Turqia do të shënojë ngritje sërish në vitin 2017
Duke theksuar se në vitin 2016 edhe punësimi ka qenë nën parashikimet, Şimşek vlerësoi se “Për shkak të lëkundjeve të brendshme dhe të jashtme ka pasur deviacione në shifrat e OVP-së. Megjithatë, nëse ndaj kësaj reagojmë në mënyrë të duhur, gjë që jemi duke e bërë, këto janë vetëm rënie të përkohshme. Turqia në mënyrë të shpejtë do të fitojë intensitet në vitin 2017 dhe do të shënojë sërish rritje".
Şimşek nënvizoi se rritja e ulët ekonomike globale ka pasur ndikim negativ në deficitin rrjedhës, duke shtuar se kjo gjithashtu do të thotë kërkesa të ulëta nga jashtë.