Gülşen Çağatay
04 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Nafta e papërpunuar e tipit Brent të hënën tregtohet për 50.68 dollarë për një fuçi, flasin të dhënat zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Stabilizimi i çmimit u bë pas deklaratës së ministrit saudit për Energjinë, Khalid al-Falih, i cili të dielën tha se çmimet po shkojnë drejt një baraspeshe dhe stabilizimi.
Më herët gjatë ditës së premte, çmimi global i naftës shënoi rënie për 0.36 për qind në vazhdën e efekteve të vazhdueshme të Brexit-it mbi tregjet.
Më 23 qershor Britania e Madhe përmes një referendumi vendosi të braktisë BE-në gjë e cila shkaktoi trazira në tregjet dhe uli çmimin e naftës.
Në mënyrë shtesë, frika mbi rritjen e tepricës në furnizim shkaktoi rënien e çmimeve të premten.
Ndërkohë, nafta e papërpunuar amerikane e “West Texas Intermediate” është duke u tregtuar për 49.28 dollarë për një fuçi.