Dilara Hamit
17 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Turqia përkujton Turgut Ozalin në 27-vjetorin e vdekjes së tij si për politikën e tij ashtu edhe për risitë ekonomike që ai solli në vend, shkruan Anadolu Agency (AA).
Nga viti 1983-1989, Ozal shërbeu si kryeministri i 26-të i Turqisë si drejtues i Partisë së Atdheut (ANAP) dhe nga viti 1989-1993 shërbeu si presidenti i tetë i vendit.
Turqia e kujton Ozalin si drejtuesin që e shndërroi ekonominë e vendit në një ekonomi tregu pasi vendi doli nga sundimi tre-vjeçar ushtarak në vitin 1983.
Ai ndërroi jetë më 17 prill të vitit 1993, nga një sulm i papritur në zemër, pasi kthimit të tij nga turneu 12-ditor në republikat turke në Azinë Qendrore.
Ai lindi në provincën lindore Malatya në vitin 1927. Ozal u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Teknik të Stambollit në vitin 1950.
Midis viteve 1950-1952, ai punoi në Administratën Shtetërore të Planifikimit të Energjisë Elektrike dhe vazhdoi studimet e tij në SHBA në energjinë elektrike dhe menaxhimin e inxhinierisë për një vit deri në vitin 1953.
Ozal u martua me Semra Yeyinmen në vitin 1954 dhe ata patën tre fëmijë: Zeynep, Efe dhe Ahmet.
Në vitet 1967-1971 ai u bë sekretar në Organizatën e Planifikimit të Shtetit turk ndërsa gjatë viteve 1970, punoi si ekonomist për Bankën Botërore.
Pasi u kthye në Turqi, ai punoi në kompani të ndryshme private dhe në fund të vitit 1979, u emërua nënsekretar i Kryeministrisë nga kryeministri i atëhershëm, Suleyman Demirel.
Në vitin 1980, kur ushtria rrëzoi Demirelin, nga Ozal u kërkua që të qëndronte si nënsekretar.
Ozal zbatoi një program të reformave ekonomike që hapën rrugën për një liberalizëm më të madh ekonomik të ekonomisë turke.
Ai u emërua zv/kryeministër përgjegjës për ekonominë por dha dorëheqjen në vitin 1982 për shkak të mosmarrëveshjeve për politikat ekonomike.
Në vitin 1983, pasi u hoq ndalesa për partitë politike nga qeveria ushtarake, Ozal u bë kryeministër i Partisë së Atdheut të qendrës së djathtë, të cilën ai gjithashtu themeloi.
Partia fitoi për herë të dytë në vitin 1987 ndërsa Ozal vazhdoi politikat e tij ekonomike të tregut të lirë, të orientuar nga perëndimi.
Politika e jashtme e Ozalit u përqendrua në shmangien e luftës me Greqinë pas krizës së Egjeut në vitin 1987 dhe gjithashtu lejoi që turqit në Bullgari të ktheheshin në Turqi.
Më 18 qershor 1988, ai i mbijetoi një atentati gjatë kongresit të partisë. Një plumb goditi gishtin e tij ndërsa një tjetër i huqi kokën.
Në fund të dekadës, popullariteti i tij filloi të bie për shkak të inflacionit të vazhdueshëm dhe papunësisë në rritje.
Ozal u rikthye në vitin 1989 duke u zgjedhur presidenti i 8-të i Turqisë nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM).
Ai ishte i njohur për mbështetjen e të drejtave të pakicës kurde në Turqi dhe që jepte të nënkupthet se gjyshja e tij ishte gjithashtu kurde.
Gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991, Ozal udhëhoqi Turqinë drejt bashkimit me koalicionin e OKB-së kundër Irakut.
Ai mbeti në detyrë derisa ndërroi jetë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.