Ekonomi

Türkiye dhe Azerbajxhani do të forcojnë bashkëpunimin në energjinë e gjelbër

Ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov tha se hapi tjetër në bashkëpunimin energjetik midis Türkiyes dhe Azerbajxhanit do të jetë në energjinë e gjelbër

Emre Gürkan Abay  | 19.11.2024 - Përdıtësım : 19.11.2024
Türkiye dhe Azerbajxhani do të forcojnë bashkëpunimin në energjinë e gjelbër

Baku

EMRE GÜRKAN ABAY

Ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov tha se hapi tjetër në bashkëpunimin energjetik midis Türkiyes dhe Azerbajxhanit do të jetë në energjinë e gjelbër, raporton Anadolu.

Shahbazov iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së në kuadër të Konferencës së 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e cila vazhdon në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Duke shpjeguar se Azerbajxhani ka shpallur në COP29 një projekt të rëndësishëm për të luftuar krizën klimatike, Shahbazov tha: "Ne parashtruam tre përgjegjësi dhe tre iniciativa. Këto përbëhen nga pesë përmbajtje shumë të rëndësishme".

Iniciativat në fjalë u prezantuan nën titujt "Angazhimi për Energjinë e Gjelbër", "Angazhimi global i ruajtjes së energjisë dhe rrjeteve" dhe "Deklarata e hidrogjenit COP29", tha Shahbazov duke shtuar se "Projekte të tilla ekzistojnë edhe midis Azerbajxhanit dhe Türkiyes. Aktualisht jemi duke punuar".

Ai theksoi se në luftën kundër ndryshimeve klimatike është e rëndësishme të rritet depozitimi i energjisë dhe të forcohen rrjetet e linjave elektrike dhe se veçanërisht për hidrogjenin kanë paraqitur sugjerime për standardet ndërkombëtare, certifikimin dhe çështje të tjera.

"Türkiye mbështet Azerbajxhanin në këto iniciativa. Këto sugjerime do të jenë mjete të rëndësishme për objektivat e trefishimit të kapacitetit të energjisë së rinovueshme dhe dyfishimit të produktivitetit të energjisë, të cilat u vendosën në Dubai një vit më parë. Në këtë drejtim kanë ndodhur gjëra shumë të rëndësishme dhe procesi do të vazhdojë", tha Shahbazov.

Ministri azerbajxhanas iu referua bashkëpunimit mes Türkiyes dhe Azerbajxhanit në energjinë e gjelbër. "Ne bashkëpunojmë me Türkiyen në fushën e energjisë së gjelbër si me asnjë vend tjetër. Ne do ta zhvillojmë këtë bashkëpunim edhe tani e tutje. Energjia e gjelbër do të jetë hapi i radhës për ne", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın