Ekonomi

Türkiye priti 4,34 milionë turistë të huaj në periudhën janar-shkurt

Istanbuli, qyteti më i madh i Türkiyes për nga popullsia dhe atraksion kryesor turistik, ka mirëpritur 1,25 milion turistë të huaj në periudhën dymujore

Gökhan Ergöçün  | 21.03.2025 - Përdıtësım : 21.03.2025
Türkiye priti 4,34 milionë turistë të huaj në periudhën janar-shkurt

Istanbul

Türkiye ka pritur 4,34 milionë turistë të huaj në dy muajt e parë të vitit 2025, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu.

Numri i ardhjeve nga jashtë në periudhën janar-shkurt ka mbetur i pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Istanbuli, qyteti më i madh i Türkiyes për nga popullsia dhe atraksion kryesor turistik, ka mirëpritur 1,25 milion turistë të huaj në periudhën dymujore.

Ai u pasua nga Edirne në Türkiyen veriperëndimore, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, dhe nga qyteti turistik mesdhetar Antalya.

Sa u përket kombësive të turistëve të huaj, Irani ka zënë vendin e parë në këtë periudhë me 10,7 për qind, pasuar nga Rusia dhe Bullgaria.

Vetëm në shkurt, 2,17 milionë të huaj vizituan Türkiyen, me një rënie prej 5,34 për qind në bazë vjetore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın