Gökhan Ergöçün
09 Gusht 2023•Përditësim: 10 Gusht 2023
Türkiye grumbulloi 5.27 milionë tonë qumësht të lopës në gjysmën e parë të këtij viti, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, raporton Anadolu.
Prodhimi i qumështit të lopës u rrit me 3.6 për qind në bazë vjetore në periudhën janar-qershor, sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).
Në gjashtë muajt e parë u prodhuan 759.891 tonë qumësht të pijshëm, me një rritje prej 1.8 për qind me bazë vjetore. Të dhënat tregojnë se prodhimi i djathit nga qumështi i lopës u rrit me 8.4 për qind në bazë vjetore në 382.019 tonë.
Türkiye prodhoi gjithashtu 565.887 tonë kos, rreth 383.046 tonë ajran, një pije e kripur jogurti dhe 46.416 tonë gjalpë.
Tregtia e prodhimeve të qumështit
Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar të Qumështit, në periudhën gjashtëmujore, Türkiye eksportoi produkte qumështi me vlerë 196.6 milionë dollarë, me një rënie prej 49.04 për qind me bazë vjetore.
Ndërkohë, importet e qumështit në vend shënuan rritje prej 87.6 për qind në 54.6 milionë dollarë në të njëjtën periudhë.
Iraku, SHBA-ja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin destinacionet kryesore për eksportuesit turk të produkteve të qumështit.