Tuba Şahin
18 Shtator 2020•Përditësim: 18 Shtator 2020
Në Turqi në muajin gusht të këtij viti numri i kompanive të sapohapura është më i madh për rreth 77 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të Unionit të Odave të Tregtisë dhe Bursave të Republikës së Turqisë (TOBB), gjithsej 9.352 kompani filluan të punojnë muajin e kaluar, që është më shumë për 76,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar kur u hapën 5.301 kompani.
Njëkohësisht, 1.241 kompani janë ndërprerë të punojnë, që është 28,6 për qind më shumë në gusht të vitit të kaluar.
Numri i kompanive të reja me partnerët e huaj ose investimet e huaja arriti 1.037 në gusht, në krahasim me 971 në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të TOBB, 63.309 kompani u hapën në Turqi në tetë muajt e parë të vitit 2020, që është 20,7 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Numri i kompanive që ndërprenë veprimtarinë në periudhën janar-gusht është 8.492, një rritje prej 11,78 për qind në nivel vjetor.