Tuba Şahin
03 Shkurt 2021•Përditësim: 05 Shkurt 2021
Turqia regjistroi një rritje vjetore prej 14.97 për qind të çmimit të konsumit në janar, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra vjetore u rrit me 0.37 pikë përqindje muajin e kaluar, duke u rritur nga 14.6 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2020, sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).
Në bazë mujore, indeksi i çmimit të konsumatorit u rrit me 1.68 për qind në janar.
Ekonomistët e anketuar nga AA të premten e kaluar parashikuan që norma e inflacionit në janar të jetë 14.75 për qind.
Sipas programit të ri ekonomik të shpallur nga qeveria shtatorin e kaluar, objektivi i normës së inflacionit të Turqisë për këtë vit është 8 për qind.
Parashikimi i Bankës Qendrore të inflacionit për fundin e vitit 2021 është 9.4 për qind.