Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
EkonomiTurqia

Turqia shënon rritje ekonomike 4,8 për qind

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) i shpalli të dhënat e para të Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për tremujorin e parë të vitit, konkretisht për periudhën janar-mars
Nuray Tunçay
10 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
Turqia shënon rritje ekonomike 4,8 për qind
Ankara

ANKARA (AA) – Ekonomia e Turqisë është rritur me 4,8 për qind në tremujorin e parë të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) i shpalli të dhënat e para të Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për tremujorin e parë të vitit, konkretisht për periudhën janar-mars.

Sipas këtyre të dhënave, PBB, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur me 4,8 për qind në çmimet konstante duke arritur në 31 miliardë e 679 milionë lira, ndërkohë që në çmimet korrente ka shënuar rritje për 12,5 përqind duke arritur në 499 miliardë e 315 milionë lira.

Vlera e përgjithshme e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e bujqësisë, në tremujorin e partë të vitit, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 2,7 për qind për të arritur në 1 miliard e 447 milionë lira në çmimet konstante, kurse në çmimet korrente është rritur për 8,6 për qind për t’u bërë 18 miliardë e 937 milionë lira.

Ndërkaq, vlera e përgjithshme e shtuar në sektorin e industrisë në tremujorin e parë është rritur për 5,9 për qind në çmimet konstante krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të arritur në 10 miliardë e 785 milionë lira, ndërkohë që në çmimet korrente ka shënuar rritje për 12,3 për qind dhe ka arritur në 120 miliardë e 354 milionë lira.

Sa i përket sektorit të shërbimeve, vlera e përgjithshme e shtuar ka shkuar në 19 miliardë e 884 milionë lira me rritje prej 5,1 për qind në çmimet konstante në periudhën ne fjalë, ndërsa në çmimet korrente është rritur për 12,5 për qind duke shkuar në 301 miliardë e 633 milionë lira.

Pritjet e ekonomistëve të cilët morën pjesë në “Anketën për Predikim të Rritjes” nga AA Finans, ishin mesatarisht 4,4 për qind.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar Turqia kishte shënuar rritje për 2,5 për qind, ndërsa në tërë vitin 4 për qind.

related_topics:
Turqiarritjeekonomi
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
TRUMP
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Aksident rrugor në Turqi, 10 të vdekur

Aksident rrugor në Turqi, 10 të vdekur

E radhës

Në Malin e Zi fillon Samiti i ministrave të financave nga rajoni

Në Malin e Zi fillon Samiti i ministrave të financave nga rajoni

MË TË FUNDIT

Presidenti Macron: Franca është tejkaluar në Afrikë nga Kina, Turqia dhe SHBA-ja

Kryeministri spanjoll mbështet yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, pas kritikave të ministrit izraelit të mbrojtjes

Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestron kokainë me vlerë 45,8 milionë dollarë në operacionin pranë Kolumbisë

Katër banorë të Gazës të vrarë nga sulmet izraelite pavarësisht armëpushimit

Kolonët izraelitë pështyjnë një klerik të krishterë në Kudsin Lindor të pushtuar

Media amerikane: Vizita e Trumpit në Kinë u shoqërua me kaos dhe mosmarrëveshje sigurie

Turqia zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Irakut pas formimit të qeverisë së re

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Rruga e refugjatëve sirianë përmes Turqisë, nga Edirne në qytetet e BE-së

Rruga e refugjatëve sirianë përmes Turqisë, nga Edirne në qytetet e BE-së

Kreu i Bankës Afrikane për Zhvillim falënderon Turqinë për mbështetjen

Kreu i Bankës Afrikane për Zhvillim falënderon Turqinë për mbështetjen

Merkel: Turqia është vend me rëndësi jetike për zgjidhjen e krizës së refugjatëve

Merkel: Turqia është vend me rëndësi jetike për zgjidhjen e krizës së refugjatëve

3 persona humbën jetën nga një sulm terrorist në Şırnak të Turqisë

3 persona humbën jetën nga një sulm terrorist në Şırnak të Turqisë

Hahn: Brenda dy vitesh qytetarët e Turqisë mund të lëvizin pa viza drejt BE-së

Hahn: Brenda dy vitesh qytetarët e Turqisë mund të lëvizin pa viza drejt BE-së

Sulm terrorist në Diyarbakir: Vritet një vajzë, pesë të lënduar

Sulm terrorist në Diyarbakir: Vritet një vajzë, pesë të lënduar

Ban Ki-moon falenderon Turqinë për mikpritjen e refugjatëve

Ban Ki-moon falenderon Turqinë për mikpritjen e refugjatëve

7 shtete deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë në Siri

7 shtete deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë në Siri

Ministri rus i Energjetikës, Novak: Rusia është e përkushtuar për "Rrjedhën Turke"

Ministri rus i Energjetikës, Novak: Rusia është e përkushtuar për "Rrjedhën Turke"

Altinok: Nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë luftën tonë kundër terrorizmit

Altinok: Nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë luftën tonë kundër terrorizmit