Övünç Kutlu
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
NEW YORK (AA) - Të ardhurat për tre mujorin e parë të këtij viti të gjigantit të teknologjisë Apple në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar duke u tkurrur në 12.7 përqind kanë shënuar rënie për herë të parë që nga viti 2003 e deri tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga Apple njoftohet se në krahasim me periudhën e vitit të kaluar të ardhurat neto të periudhës janar-mars kanë shënuar rënie me 12.7 përqind me një shifër prej 50.6 miliardë dollarë. Ndërsa në tre-mujorin e parë të vitit 2015 kompania kishte deklaruar 58 miliardë dollarë të ardhura neto.
Kështu të hyrat e Apple të cilat që nga viti 2003 e deri tani kishin shënuar rritje të njëpasnjëshme për 51 miliardë dollarë në periudhën tre-mujore radhazi theksohet se që nga kjo periudhë kanë shunuar për herë të parë rënie.