Murat Temizer
26 Tetor 2015•Përditësim: 26 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Ukraina ka importuar 1.7 miliardë metra kub gaz natyror gjatë muajit tetor, 80 përqind e së cilës ka ardhur nga Rusia, tha sot zëdhënësi i Ukrtransgaz, operator i tubacionit të gazit të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë ruse e lajmeve TASS, Kievi zyrtar ka importuar 1.4 miliardë metra kub gaz rus, ndërsa 0.3 miliard metra kub gaz natyror u shpërndanë nga vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht Sllovakia, Polonia dhe Hungaria
Aktualisht, Ukraina për çdo ditë importon 110 milionë metra kub gaz natyror nga Rusa, 14.3 milionë metra kub gaz nga Sllovakia, dhe 0.6 milionë metra kub nga Hungaria dhe Polonia.