Sport, football, archive

Arrijnë në Berlin kupat e UEFA Champions League

Platini nuk ka marrë pjesë në ceremoni për shkak të axhendës së tij personale

27.04.2015 - Përdıtësım : 27.04.2015
Arrijnë në Berlin kupat e UEFA Champions League

BERLIN (AA) - Kupat e finaleve të UEFA Champions League  në kategorinë për femra dhe meshkuj janë sjellë në Berlin, aty ku do të luhen ndeshjet e finaleve përkatëse, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një ceremoni të organizuar në pallatin e Bashkisë së rajonit të Berlinit, Kryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe anëtarë i Komisionit Ekzekutiv të UEFA-s, Wolfgang Niersbach i dorëzoi kupat kryetarit të Bashkisë, Michael Müller.

Ndërkohë u theksua se Platini nuk ka marrë pjesë në ceremoni për shkak të axhendës së tij personale.

Niersbach, duke theksuar se finalja e Champions bëhet për herë të parë në Berlin tha se këto finale në këtë pikëpamje janë një nder dhe përgjegjësi.

Ne duam që të jemi një mikpritës shumë të mirë tha Niersbach dhe vazhdon më tutje se nuk mund të ketë një finale më të bukur sesa Bayern Münih me Rela Madridin.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe futbollistë veteranë si Ambasadorë të UEFA-s, Steffi Jones ve Karl-Heinz Riedle, etj. Ndërkohë kupën e UEFA Champions League e nxorën në skenë dy futbollistë veteranë, Francisco Gento dhe Amancio Amaro Varela.

Dy kupat do të ekspozohen nga datat 2 deri më 8 maj në godinën e Bashkisë së Berlinit. Nga ana tjetër deri në finalen e Champions pritet që në qytet të organizohen evenimente të ndryshme.

Ndeshja e finales për meshkuj të UEFA Champions League do të luhet më 6 qershor në stadiumin “Berlin Olimpiat”, ndërsa finalja për femra më 14 maj në stadiumin “Friedrich-Ludwig-Jahn-Sportpark”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın