Sport, aktualiteti-sportiv, football, archive

Klubet e Serie A më të mirët në UEFA këtë sezon, malazezët më të dobët nga Ballkani

Nga klubet e rajonit më të suksesshëm në sezonin në përfundim janë ekipet kroate me 6.875 pikë, pasojnë klubet sllovene (4.000), serbe (2.750), të BeH (1.750), maqedonase (1.125), shqiptare (875), dhe klubet malazeze (750)

06.05.2015 - Përdıtësım : 06.05.2015
Klubet e Serie A më të mirët në UEFA këtë sezon, malazezët më të dobët nga Ballkani

SARAJEVË (AA) - Bakir Tiro

Klubet e ligës italiane të futbollit Serie A në këtë sezon të kupave të UEFA-së janë më të suksesshëm me 18.500 pikë, para ligës Primera të Spanjës të cilët deri tani kanë mbledhur 18.357 pikë. 

Në vendin e tretë në klasifikimin e UEFA-së janë ekipet e Bundesligës gjermane me 15.571 pikë, ndërkohë që të katërt janë klubet e Premierë Ligës angleze me 13.571, ndërsa të pestë ata të Francës me 10.916 pikë. 

Nga klubet e vendeve të Ballkanit Perëndimor më të suksesshëm në sezonin në përfundim janë ekipet kroate të cilët kanë mbledhur 6.875 pikë, duke lënë pas vete klubet sllovene (4.000), serbe (2.750), të Bosnjës dhe Hercegovinës (1.750), si dhe maqedonase (1.125), shqiptare (875), dhe klubet malazeze (750), analizon Anadolu Agency (AA).

Në total në renditjen e UEFA-së bazuar në koeficientin e pikëve në pesë vitet e fundit bindshëm më të mirë janë klubet nga liga spanjolle Primera me 98.142. Në renditjen e UEFA-së me 54 anëtare kombëtare vendin e dytë zënë anglezët (80.391). Pasojnë gjermanët (79.129), italianët (70.010), ndërsa në TOP 5 janë edhe klubet portugeze (61.382), ndërkohë që francezët janë të gjashtët (52.416).

Kroacia në pesë sezonet e fundit në garat e klubeve është vend më së miri i renditur të rajonit tonë, sepse ndodhet në vendin e 17-të në renditjen e UEFA-së me 23.500 pikë. Serbia është e dyta me 13.875 pikë, Slloveni e 28 (13.625), BeH e 37 (7.500), Maqedonia e 39 (5.875), Mali i Zi (5.625), ndërsa arritja më e dobët në pesë sezonet e fundit sipas koeficientit të UEFA-së ishte ajo e klubeve të Superligës së Shqipërisë (5.375)

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın