Sport, football, archive

Në Mostar do të ngrihet monumenti i "topit të parë në ish-Jugosllavi"

Në fillim të shekullit të 20-të, saktësisht më 11 maj 1903, topi i parë i futbollit nga Budapest është sjellë në Mostar.

15.04.2015 - Përdıtësım : 15.04.2015
Në Mostar do të ngrihet monumenti i "topit të parë në ish-Jugosllavi"

MOSTAR (AA) - Bakir Tiro

Në Mostar ka nisur zyrtarisht iniciativa, por edhe është paraqitur kërkesa për leje urbane, në mënyrë që në sheshin e braktisur në Kampin Verior të ngrihet monumenti i "topit të parë të futbollit në rajonin e ish-Jugosllavisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës", mëson Anadolu Agency (AA).

"Në lokalitetin e Kampit Verior në vitin 1903 është sjellë topi i parë i futbollit në rajonin e ish-Jugosllavisë nga ana e oficerëve austro-hungarez. Aty njëherësh filluan edhe trajnimet për futbollin. Oficerët Nag dhe Manu kanë qenë trajnerë të parë. Ndeshja e parë është luajtur më 16 tetor të vitit 1903 ndërmjet ekipeve të Ushtrisë austro-hungareze dhe rinisë punëtore sportive të qytetit të Mostarit", ka treguar për AA në Mostar profesori Izudin Tanoviç, Presidenti i klubit futbollistik të femrave Mostar dhe njeriu të cilin në qytetin e lumit Neretva jo rrallë e quajnë "enciklopedi e gjallë futbolli". 

Pikërisht në terrenin e Kampit Verior, ku në vitin 1903 është luajtur ndeshja e parë e futbollit në BeH, në vitin 2012 me punë ka filluar KFF Mostar, dhe krerët e tij për këtë arsye kanë nisur iniciativën për ngritjen e monumentit, siç pretendojnë banorët e Mostaritt, "topit të parë të futbollit të sjellë në territor të ish-Jugosllavisë, në këtë mënyrë edhe të Bosnjës dhe Hercegovinës së sotme të pavarur".

"Kjo na ka inkurajuar t'i kujtojmë ato ditët, përkatësisht ardhjen e topit të parë në BeH dhe në trevat e ish-Jugosllavisë, kështu që kemi nisur iniciativën të ngrihet monumenti i topit ku do të qëndrojë mbishkrimi se këtu është luajtur ndeshja e parë, apo që këtu është sjellë topi i parë në ish-Jugosllavi", tregon profesori Tanoviç. 

Në fillim të shekullit të 20, saktësisht më 11 maj 1903, topi i parë i futbollit nga Budabesti është sjellë në Mostar. Konkretisht, e ka sjellë Bernand Lajhner. Një vit më pas, Asociacioni Ndërkombëtarë i Futbollit (FIFA) u themelua në Paris, shkruan AA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın