Sport, aktualiteti-sportiv, football, archive

Për të qenë konkurrent në futbollin evropian duhet ndryshuar mentaliteti

Ljubinko Drulović, trajneri i ri përfaqësueses së Maqedonisë në Futboll në një intervistë për AA flet për synimet dhe sfidat në postin e tij të ri

07.06.2015 - Përdıtësım : 07.06.2015
Për të qenë konkurrent në futbollin evropian duhet ndryshuar mentaliteti

SHKUP (AA) - Ljubinko Drulović është seleksionuesi i ri i Reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë në Futboll, i cili u zgjodh në këtë post më 23 prill të këtij viti. 46 vjeçari Drulovići  zëvendësoi trajnerin e mëparshëm, Boško Gjurovski, me të cilën skuadra maqedonase nuk tregoi rezultate të pritshme në ndeshjet për euro-kualifikim.

Drulović ka pasur karrierë të suksesshme shumëvjeçare në futboll, duke luajtur në skuadrat më të mëdha portugeze, në Porto dhe Benfica, ndërsa në vitit 2013 u shpall trajneri më i mirë i futbollit në Serbi, kur Reprezentacioni i Republikës së Serbisë në Futboll deri në moshën 19 vjeçare, fitoi vendin e parë në Kampionatin Evropian. Ljubinko Drulović në një intervistë për Anadolu Agency (AA) flet për synimet dhe sfidat në postin e tij të ri si trajner i Reprezentacionit të Maqedonisë në Futboll, idetë për një ligë rajonale të futbollit, si dhe për mundësitë e Reprezentacionit të Bosnje e Hercegovinës për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian të viti 2016.

“Gjatë marrjes së Reprezentacionit të Maqedonisë kam thënë se kjo është një sfidë e madhe për mua. Dhe sigurisht se është, sepse para se gjithash mendoj për një punë ekipore e cila doemos duhet të ekzistojë në një reprezentacion. Sigurisht që rezultatet e Reprezentacionit të Maqedonisë në periudhën e kaluar nuk ishin të favorshme, por pasi iu kam veshur kësaj pune, pres shumë më tepër dhe shumë suksese, sepse besoj në cilësinë e reprezentacionit të Maqedonisë. E dijë se situata e tanishme nuk e është e atillë sikur në kohën kur ishte tërheqja për Kampionatin Evropian, megjithatë duhet të pajtohemi me këtë situatë dhe të bëjmë përpjekje që deri në fund të kualifikimeve të jemi shumë më të mirë sepse mendoj se posedojmë cilësi për një gjë të tillë dhe ne do të përpiqemi që Reprezentacioni i Maqedonisë në mënyrën më të mirë të mundur të përfaqësojë vendin dhe të jetë kundërshtar i denjë për të gjitha reprezentacionet në këto kualifikime, ndërsa njëkohësisht doemos duhet të mendojmë nga loja në lojë. Kjo është një filozofi e imja, për shkak se kemi vërtet një grup të vështirë, po do të përpiqemi të ecim hap pas hapi dhe do të tentojmë të arrijmë rezultate që priten prej nesh. Kjo është një sfidë e madhe edhe për karrierën time si trajner sepse vërtetë pres që të bëjë një ekip i cili do të jetë i aftë të arsyetojë pritjet tona dhe të jemi një reprezentacion respektuar “, deklaroi seleksionuesi i ri i Reprezentacionit të Maqedonisë, Ljubinko Drulović.

Ekspertët e futbollit shpesh herë dinë të thonë se për një reprezentacion cilësor me rëndësi është të kemi ligë cilësore nacionale, me të cilën pajtohet seleksionuesi i Maqedonisë, i cili thekson se nuk duhet mbështetur vetëm tek lojtarët e ligës vendore, por gjithashtu është mirë të kemi futbollistë të reprezentacionit që luajnë në klube të huaja.

“Shumica besojnë se kur ligën e keni të dobët apo se nuk është e cilësisë sikur ligat tjera të Evropës Perëndimore, të cilat me të vërtetë janë në nivel më të lartë, natyrisht se do keni vështirësi për të krijuar reprezentacion cilësor, sepse lojtarët e ligës vendore nuk luajnë ndeshje po aq cilësore me intensitet të atillë sikur që luhet në Evropë. Sigurisht se ky është një problem i madh, mirëpo, ky është problem i mbarë këtij rajoni. Pjesa më e madhe e lojtarëve të përfaqësueses së Maqedonisë luajnë jashtë vendit, që në njëfarë mënyre është edhe e mirë, por problemi më i madh është kur doemos duhet të mbështetesh vetëm në lojtarët që luajnë në ligën e vendit. Ky rast nuk ndodh në asnjërin reprezentacion të ish-Jugosllavisë, pasi që sigurisht ata djelmosha me punën e tyre jashtë vendit arrijnë disa zakone tjera, që ndikojnë profesionalisht dhe të cilat u ndihmojnë shumë më lehtë t'i pranojnë detyrat që u jepen nga trajneri për ti përvetësuar. Edhe unë si lojtarë kohën më të madhe e kam kaluar jashtë vendit, afërsisht 16 vite kam luajtur për dy skuadrat më të mëdha portugeze, ashtu që duke njohur atë mentalitet, i pëlqej ata profesionistë të lartë, të cilët japin një qind për qind mundin e tyre në çdo stërvitje. Prandaj, jam i sigurtë se nëse e keni ligën cilësore, atëherë është shumë më lehtë për të bërë reprezentacion cilësor. Ky problem është i pranishëm në të gjitha shtetet e rajonit, po unë mendoj se lojtarët e Maqedonisë kanë talent, cilësi, janë mentalisht të fortë dhe kanë karakter të mirë, ashtu që jam i sigurt se do të krijojmë një ekip të suksesshëm, sepse mendoj se para se gjithash fiton skuadra”, sqaron Drulović

Kohëve të fundit, një pjesë e mirë e ish-futbollistëve, legjendave të futbollit në Ballkan, por edhe mediat rajonale, gjithnjë e më shumë aktualizojnë idenë e një lige futbollistike rajonale, duke konsideruar se vetëm në këtë mënyrë mund të kthehet ajo cilësi e njohur e futbollistëve ballkanas, kështu edhe publiku në stadiume. Seleksionuesi i Reprezentacionit të Maqedonisë konsideron se kjo është një ide e shkëlqyeshme e cila do të nxiste konkurrencë tek futbollistët dhe do të krijonte cilësi.

“Nëse më pyetni mua personalisht, unë gjithmonë mbështes atë ide. Mendoj se kjo ide me siguri do të sillte cilësi shumë më të lartë, do të ishte shumë e rëndësishme për lojtarët e ri, për arsye të konkurrencës më të madhe, e cila do të sjellë cilësi më të lartë. Mendoj se problem për ligat tona është konkurrenca. Nëse ju keni konkurrencë të mirë, me siguri se keni më shumë kushte për të përparuar, për arsye se ajo konkurrencë iu shtyn të jeni sa më të mirë. Në këtë mënyrë do t’iu afroheshim klubeve evropiane të cilat vërtet kanë kampionate të forta dhe ku vërtetë luhet futboll i nivelit të lartë dhe mendoj se kjo shumëfish shprehet kur klubet tona dalin në Evropë. Kur tregojnë se nuk kanë atë cilësi që kanë klubet evropiane, sepse vërtetë kanë kampionate cilësore, çdo ndeshje është në nivel të lartë”, tregon Drulović

Ai konsideron se talenti i futbollistëve ballkanas nuk kontestohet, por se vetëm duhet të punohet në krijimin e marrëdhënieve profesionale me lojtarët.

“Të gjithë ne nga vendet e rajonit jemi shumë të talentuar, kemi shumë lojtarë që luajnë në shumë klube evropiane, ashtu që talenti nuk kontestohet, por neve na mungon ai mentalitet që e posedojnë ata, shembulli i punës së gjermanëve, francezëve, anglezëve apo spanjollëve. Ata kanë qasje profesioniste ndaj futbollit, futbolli është një punë serioze dhe Ju duhet dhënë një qind për qind në stërvitje, në ndeshje, por edhe jashtë tyre. Nëse arrini këto, sigurisht se do të keni shumë mundësi për të arritur një karrierë të nivelit të lartë. Merrni shembull lojtarët më të mirë në botë, si Messi apo Ronaldo, të cilët vetvetes gjithmonë i japin disa qëllime të reja. Prandaj duhet luftuar, për të mbrojtur emrin të cilin deri atëherë e kemi arritur. Vështirë mbërrihet në maje, por është shumë lehtë të biesh, ashtu që mendoj se problemi më i madh i joni është mentaliteti këtu, por me të vërtetë kemi lojtarë të kalibrit të lartë në hapësirat tona. Besoj se do arrijmë t'i bashkojmë të gjitha ata lojtarë në një vend. Andaj mendoj se neve na mungon ai mentalitet për të dhënë një qind për qind nga vetja.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın