Rustam Mikayilli
25 Gusht 2016•Përditësim: 26 Gusht 2016
VILNIUS (AA) - Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Ryszard Czarnecki, ka deklaruar se "Turqia është partneri kyç i Bashkimit Evropian (BE)", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për radion Polska, Czarnecki, e ka cilësuar si pozitive vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Witold Waszczykowski në Turqi.
Duke theksuar se Turqia është një anëtar i rëndësishëm në NATO, Czarnecki më tej në fjalën e tij ka shtuar: ''Turqia është partneri kyç i BE-së, veçanërisht për krizën e refugjatëve. Vizita e Waszczykowski-t në Turqi është shumë pozitive dhe ka një rëndësi të veçantë për Poloninë. Sidoqoftë gjendja e brendshme e Turqisë ky vend është një partner i rëndësishëm në politikën dhe ekonominë e Polonisë."
Czarnecki tha gjithashtu se është në të mirën edhe të Polonisë zbatimi i marrëveshjes nga BE-ja që ka nënshkruar me Turqinë.