Enes Kaplan,Zafer Fatih Beyaz
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
LIMË (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në shtetin amerikano-jugor Peru deklaroi se Turqia strehon 2 milionë e 700 sirianë, njerëz të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës dhe bashkë me këtë edhe mbi 150 mijë irakianë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Jam i sigurt se edhe Peruja e cila njihet për ndjeshmërinë në çështjet njerëzore, do të bashkohet me dhimbjen e refugjatëve sirianë dhe gjithashtu do të tregojë përpjekje që kjo çështje të zë vendin që meriton në arenën ndërkombëtare", ka thënë Erdogan.
Presideti turk pas takimit kokë më kokë me presidentin e Perusë Ollanta Humala, dhe pas takimeve të delegacioneve kanë mbajtur një konferencë për mediat në rezidencën presidenciale.
Erdogan ka vënë në dukje se është krenar që një president nga Turqia për herë të parë zhvillon vizitë në nivel presidencial në Peru. "Jam i detyruar të them se janë vonuar shumë këto lloj vizitash", tha ai.
Ndër të tjera Erdogan ka thënë se Peruja me pozitën strategjike, me ekonominë në rritje, me demokracinë stabile, me bukuritë njerëzore dhe natyrore është vend me prestigj dhe se hapi i parë për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është bërë në vitin 2010 me hapjen e ambasadës.
Duke u shprehur se Peruja dhe Turqia janë dy vende që kanë patur qytetërime të lashta Erdogan, ka vlerësuar se: "Lufta për pavarësi që dy popujt e kanë bërë kundër okupimit kolonial dhe të huaj janë të ngjashëm me njëra- tjetrën. Unë besoj se Turqia dhe Peruja që nga tregtia e deri tek turizmi dhe nga ekonomia e deri tek investimet në infrastrukturë dhe në shumë fusha të tjera kanë potenciale të rëndësishme për të bashkëpunuar", tha Erdogan.
Gjithashtu Erdogan ka vënë në dukje se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe globale.
"Ashtu siç dihet Turqia në rajonin ku ndodhet po kalon një periudhë të dhimbshme. Kriza e Sirisë është bërë shkaktare për tregjedinë njerëzore më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. 400 mijë njerëz e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të regjimit, mbështetësve të tij dhe nga organizata terroriste si DAESH. Qytetet, libraritë, vendet e adhurimit të cilat kanë patur trashëgimi të lashtë mijë vjeçare janë rrënuar krejtësisht. Afërsisht 12 milionë njerëz janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre ky 5 milionë prej tyre janë jashtë vendit. Ja për këtë arsye them se Turqia strehon 2 milionë e 700 sirianë, njerëz të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës dhe bashkë me këtë edhe mbi 150 mijë irakianë. Jam i sigurt se edhe Peruja e cila njihet për ndjeshmërinë në çështjet njerëzore, do të bashkohet me dhimbjen e refugjatëve sirianë dhe gjithashtu do të tregojë përpjekje që kjo çështje të zë vendin që meriton në arenën ndërkombëtare", ka deklaruar presidenti turk Erdogan.
- "Jemi kundër çdo lloji të terrorizmit dhe akteve terroriste"
Nga ana e tij, presidenti peruan Humala, duke i shprehur "mirëseardhjen" presidentit Erdogan tha se: "Me të vërtetë është një moment historik, ku për herë të parë nga vendi juaj bëhet një vizitë në nivel presidencial në Republikën e Perusë".
Ai vuri në dukje se Turqia është një nga 20 ekonomitë e para të botës ku dhe ka pritur si vend organizator Samitin G 20. Humala theksoi se kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë.
Humala dënoi aktet e dhunës në shumë rajone të botës. "Për paqen në botë dhe për paqen në rajonin ku ne ndodhemi për shumë vite është luftuar terrorizmi. Dëshiroj të sjell në rendin e ditës situatën e refugjatëve në Turqi. Ne vërejmë se 2.5 milionë njerëz në kërkim të paqes dhe qetësisë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të kalojnë në vende të tjera", tha presidenti peruan.
Ai më tej shtoi se janë kundër të gjitha llojeve të dhunës dhe shprehu pikëpamjet e tij. "Jemi kundër çdo lloji të terrorizmit dhe akteve terroriste. Dëshirojmë të shprehim mbështetjen tonë në këtë çështje, duke u solidarizuar me ata", tha Humala.
Nëshkrimi i memorandumit të mirëkuptimi mes Anadolu Agency dhe Andina.
Ndërmjet Anadolu Agency (AA) dhe Agjencisë së Lajmeve të Perusë, Andina u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi nga kryetari i Bordit Drejtues të AA-së dhe Drejtori i Përgjithshëm Shenol Kazanci dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve Andina, Rolando Vizarraga.