Enes Kaplan
16 Janar 2017•Përditësim: 17 Janar 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kirgistanit Almazbek Atambayev, ku i ka përcjell ngushëllimet për viktimat e shkaktuara nga rrëzimi i avionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet nga Presidenca e Turqisë thanë se Presidenti Erdoğan ka përcjellë hidhërimin e thellë për viktimat që shkaktoi aksidenti ajror. Presidenti Erdoğan gjatë kësaj bisede telefonike gjithashtu ka marrë informacion në lidhje me ngjarjen.
Presidenti Erdoğan ka ngushëlluar familjarët e viktimave për këtë ngjarje.