Fatjon Cuka
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
TIRANË (AA) – Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në qytetin e Korçës ka ndaluar gjatë ditës së sotme 16 shtetas sirianë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Më datë 04.05.2016, në orën 13.00 në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nga patrulla e shërbimit pranë fshatit Vërnik, të rrethit Devoll, u kapën 16 shtetas Sirianë. Nga këta, 4 shtetas ishin meshkuj, 3 femra, 9 fëmijë, si dhe një foshnjë 2-muajshe”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë.
Gjate intervistimit paraprak të tyre, ka rezultuar se shtetasit e ndaluar, kishin si synim të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Serbi dhe më pas në Gjermani.
Ndërkohë zyra e shtypit e Policisë Vendore në Korçë ka konfirmuar për AA se aktualisht po vazhdon procedura e intervistimit dhe pas përfundimit të kësaj procedure do të vendoset për mënyrën e trajtimit të mëtejshëm të tyre.