Nazmi Abduramani
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
SHKUP (AA) – Kryeshefi i Shtatmadhorisë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski do të qëndrojë për vizitë pune në Armatën e Mbretërisë së Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, siç njoftojnë nga ARM-ja, gjeneral Veliçkovski do të realizojë takim zyrtar me kryeshefin e Shtatmadhorisë gjeneral Ser Nicholas Patrick Carter, që është takimi i parë i tillë mes kryeshefave të Shtatmadhorive të të dyja armatave.
Nga ARM-ja njoftojnë se krahas kësaj në kuadër të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, gjenerali Veliçkovski dhe delegacioni i ARM-së, do të realizojnë takime edhe me udhëheqësit tjerë të lartë ushtarakë, si dhe takim me ambasadorin e Maqedonisë në Britaninë e Madhe, Jovan Donev.
Delegacioni do t’i vizitojë edhe Akademinë Mbrojtëse në Shrivenam dhe Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Camberley.