İlkay Guder
04 Shkurt 2017•Përditësim: 04 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 165-të të operacionit "Mburoja e Eufratit" kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, në rajonet El-Bab dhe Bzagah janë neutralizuar 51 terroristë, prej të cilëve katër të ashtuquajtur "emirë" (komandantë) të organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 165-të të operacionit, nën ofensivë janë marrë 200 objektiva të detektuara të organizatës terroriste DEASH, me çka janë goditur strehimore të përdorura nga terroristët, pozicione mbrojtëse dhe pika të komandës dhe kontrolli. Disa prej këtyre objektivave janë sjellë në gjendje të papërdorshme.
Janë asgjësuar 56 ndërtesa dhe tre seli
Në rajonin El-Bab, forcat e koalicionit kanë ndërmarrë tetë operacione ndaj objektivave të organizatës terroriste DEASH, duke asgjësuar dy pozicione mbrojtëse dhe dy automjete me armatim.
Ndërkaq, Komanda e Forcave Ajrore Turke ka ndërmarrë operacion ndaj 65 objektivave të DEASH-it në rajonet El-Bab dhe Bzagah. Gjatë operacionit ajror janë asgjësuar 56 ndërtesa të përdorura si strehmiore dhe tre seli.
Gjatë operacionit ajror dhe luftimeve janë neutralizuar 51 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, prej të cilëve katër të ashtuquajtur "emir".
Nga ana tjetër, ekipet e detektimit dhe asgjësimit të mjeteve shpërthyese, të cilat ofrojnë mbështetje për opozitarët, në rajonet e pastruara nga organizata terroriste DEASH kanë detonuar 24 bomba artizanale. Që nga dita e fillimit të operacionit deri më tani janë neutralizuar 3.656 mjete shpërthyese dhe 55 mina.