Merve Yıldızalp
23 Shkurt 2017•Përditësim: 23 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 184-të të operacionit "Mburoja e Eufratit" i cili po vazhdon kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, Forcat e Armatosura Turke kanë goditur përmes rrugëve tokësore dhe ajrore 104 objektiva të organizatës DEASH-it dhe kanë neutralizuar 56 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtatmadhoria e Turqisë, ende është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë i cili synon mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste me në krye DEASH, rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 184-të të operacionit, grupet e forcave speciale të përbëra nga njësite opozitare, me mbështetje intensive nga toka dhe ajri, kanë vazhduar aktivitetet për pastrimin e qytetit Al Bab nga organizata terroriste DEASH, teksa kontroll është siguruar në dy lagje.
Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë ka realizuar gjuajtje drejt 90 objektivave të DEASH-it përmes artilerisë dhe mjeteve të tjera mbështetëse, ndërsa nën ofensivë ka marrë strehimore, pozicione mbrojtëse, qendra të komandës dhe kontrollit, armë dhe automjete.
Komanda e Forcave Ajrore ka ndërmarrë operacion ajror ndaj 14 objektivave të detektuara të DEASH-it, gjatë të cilit janë asgjësuar 12 ndërtesa të përdorura si strehimore nga terroristët, një tunel dhe një automjet.
Ndërkaq, si rezultat i operacionit ajror të organizuar nga forcat e koalicionit ndërkombëtar janë neutralizuar 11 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, ndërsa është asgjësuar një autobombë.
Gjatë gjuajtjeve me artileri, operacionit ajror dhe luftimeve, gjithsej janë neutralizuar 56 terroristë.