Yusuf Hatip
02 Gusht 2016•Përditësim: 02 Gusht 2016
ISLAMABAD (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, u prit nga presidenti i Pakistanit Memnun Huseyin, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu i cili në kuadër të takimeve zyrtare mbërriti në kryeqytetin Islamabad, u takua me Huseyin në rezidencën presidenciale.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Huseyin ka thënë se vlerësojnë qëndrimin e poppullit turk kundër tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste Fetullahçı (FETÖ) me datë 15 korrik.
Huseyin theksoi se edhe pse qëndrimi i popullit turk i ka befasuar disa shtete nuk i ka befasuar ato. Ai tha se ndien kënaqësi nga ky qëndrim i popullit turk.
Nga ana tjetër Çavuşoğlu duke vënë re se popujt e Turqisë dhe Pakistanit janë vëllezër, shprehu kënaqësinë nga qëndrimi i Pakistanit me popullin dhe qeverinë turke.
Mësohet se në takim Huseyin dhe Çavuşoğlu kanë trajtuar çështjet siç marrëdhëniet rajonale dhe bilaterale.
- Çavuşoğlu mori pjesë në aktivitetet e THY dhe TIKA
Ministri turk mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të disa projekteve të Agjencionit Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Pakistan, në ambasadën turke në Islamabad.
Pas kësaj ai mori pjesë në hapjen simbolike të zyrës së THY në Islamabad e cila u mbajt në ambasadë.