Sarp Özer
04 Shtator 2017•Përditësim: 05 Shtator 2017
ANKARA (AA) – Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se javën e kaluar janë neutralizuar 43 terroristë, 27 u vranë, 6 u kapën dhe 10 u dorëzuan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë thuhet se janë ndaluar 285 persona që dyshohen se ishin të lidhur apo ndihmonin organizatat terroriste.
Në luftën kundër trafikut të drogës dhe kontrabandës, janë arrestuar 2.903 persona.
Një operacionet e kryera në mbarë Turqinë janë konfiskuar një dron, 16 copë armë, prej të cilëve 13 të kalibrit të madh, 9 granata dore dhe një sasi e madhe municioni. Janë shkatërruar nëntë strehimore që përdoreshin nga terroristët.
Në operacionet në mbarë vendin morën pjesë 25.601 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Me këtë rast u përdorën pesë avionë, katër mjete detare dhe 55 qen të trajnuar.