Yunus Okur
30 Tetor 2016•Përditësim: 31 Tetor 2016
KARS (AA) - Konkursi "i marshimit të shpërndarësve të postës të vendeve të Ballkanit" i cili mbahet për të 45-tën herë u zhvillua para ndërtesës së prefekturës të qytetit Kars në Turqi me pjesëmarrjen e ministrit turk të Çështjeve Detare, Transportit dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan dhe kryetarit të përgjithshëm të bordit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Postare dhe Telegrafike të Turqisë, Kenan Bozgeyik, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Arslan është shprehur se "Organizata jonë Postare dhe Telegrafike (PTT) është një institucion themelor i vendit tonë. Është një institucion që në të kaluarën ka dërguar lajme në çdo vend gjatë luftës çlirimtare dhe që ka ofruar një kontribut në fitoren e kësaj lufte. Ky institucion ishte braktisur në mëshirë të fatit. Por rilindi me qeverinë tonë të AK Partisë dhe mbështetjen e kryeministrit dhe presidentit tonë dhe tashmë radhitet në krye të institucioneve më të rëndësishme të vendit."
Në total ishin 67 garues në kategorinë për femra dhe meshkuj nga të cilët 8 nga Turqia, 11 nga Kosova, 9 nga Bullgaria, 11 nga Rumania, 12 nga Maqedonia, si dhe 8 persona nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Shqipëria.
Në garën ku femrat kanë marshuar për 5 mijë metra dhe meshkujt për 10 mijë metra ka patur një konkurrencë të fortë.
Çmimet për fituesit e konkursit
Në kategorinë e meshkujve ku në ekip Rumania zuri vendin e parë, Turqia të dytin dhe Maqedonia të tretin, rezultatet individuale janë si më poshtë:
- Hanifi Çobanoğlu (Turqi)
- Costescu Vasıle Claudıu (Rumani)
- Bledar Mesi (Shqipëri)
Ndërsa në kategorinë e femrave ku në ekip Turqia zuri vendin e parë, Bullgaria të dytin dhe Rumania të tretin, rezultatet individuale janë si më poshtë:
- Arsıne Andreea (Rumani)
- Yeliz Ay Yıldız (Turqi)
- Radosveta Stoyanova Sımeonova (Bullgari)