Hamdi Çelikbaş
22 Maj 2017•Përditësim: 22 Maj 2017
ANKARA (AA) – Pjesëtarët e forcave të armatosura turke (TSK) gjatë operacioneve të zbatuara nga 11 deri më 21 maj në Sirnak, Hakkari, Diyarbakir, Erzurum, Ardahan, Bingol, Mus dhe Hatay në Turqi, neutralizuan 93 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtatmadhoria e Turqisë lëshoi njoftim për operacionet kundër organizatës terroriste PKK në Turqi si dhe luftimet kundër terroristëve në veri të Sirisë.
Gjatë operacioneve antiterroriste që ka për qëllim të çlirojë zonat, veçanarisht në Hakkari, Sirnak, Siirt, Diyarbakir, Batman dhe Tunceli, në Turqi, të cilat pjesëtarët e organizatës terroriste PKK përdorin si strehimore ose shtabe të përkohshme.
Në këto operacione janë konfiskuar 313 pushkë këmbësorike, katër snajperë, pesë raketahedhës, 597 bomba dore, 53 mjete shpërthyese artizanale, 2.300 kilogram amonjak nitrat, më shumë se 150.000 copë municion dhe ngjashëm. Janë shkatërruar edhe 71 strofulla, strehimore dhe depo të cilat i kanë përdorur terroristët.
Po ashtu është konfiskuar edhe një sasi e madhe e drogës dhe cigareve nga shitja e së cilës organizata terroriste PKK realizon mjete të konsiderueshme financiare.
Në kuadër të kontrollit të kufirit të Turqisë janë kapur 8.755 persona të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë kufirin. Gjatë operacionit të kryer në periudhën në fjalë kanë rënë dëshmorë shtatë ushtarë turq ndërsa 27 të tjerë janë plagosur.
Në veri të Sirisë, Ushtria e Lirë Siriane të cilën e mbështet TSK-ja ka vendosur kontroll mbi 243 vendbanime dhe mbi 2.015 kilometra katrorë mes Azazit dhe Jarabulusit.
Kanë vazhduar edhe operacionet e pastrimit në Al-Bab, Kabbasin dhe Bzagaha nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese.
Po ashtu, edhe më tej zbatohen masat me qëllim të ndalimit të sulmeve të mundshme të organizatës terroriste PKK/PYD në zonën nga Afrini drejt lindjes dhe Munbixhit drejt perëdnimit.
Nga shërbimet e inteligjencës theksohet se gjatë operacioneve i janë shkaktuar goditje të rënda organizatës separatiste PKK dhe me operacione vendimtare dhe të suksesshme, si dhe konfiskim të armëve është realizuar një nga goditjet më të mëdha në mbështetjen logjistike gjatë viteve të fundit.
Nga TSK-ja porositën se lufta vendimtare kundër organizatës terroriste do të vazhdojë derisa pjesëtari i fundit i organizatave terroriste, fillimisht PYD/YPG/PKK, FETO/PDY dhe DEASH nuk neutralizohet.