Turqia

Turqia dënon sulmin në Kabul

Turqia e ka pritur me pikëllim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të afganëve si pasojë të sulmit terrorist, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme

Dildar Baykan  | 22.04.2018 - Përdıtësım : 22.04.2018
Turqia dënon sulmin në Kabul

Ankara

ANKARA (AA) – Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në afërsi të një qendre për regjistrimin e votuesve në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia e ka pritur me pikëllim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të afganëve si pasojë të sulmit terrorist, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

“Dënojmë fuqishëm këtë sulm të pabesë terrorist, i cili vë në shënjestër qetësinë dhe stabilitetin e Afganistanit. Lutemi për mëshirën e Zotit për personat që kanë humbur jetën dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit, ndërsa të afërmve të tyre u shprehim ngushëllime", thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın