Meryem Göktaş
06 janar 2019•Përditësim: 07 janar 2019
KARS (AA) - Mijëra njerëz u mblodhën të dielën duke marshuar në qytetin Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarıkamış në Luftën e Parë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Pikënisja e marshit ishte në vendin Kızılçubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë kaukaze ruse gjatë Luftës së Parë Botërore.
Marshi i gjatë katër kilometra e gjysmë, i titulluar "Turqia marshon për dëshmorët", shënon 104-vjetorin e betejës së vitit 1914, në të cilën rreth 90.000 ushtarë turq ishin ngrirë për vdekje.
Në mesin e personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e Turqisë, ishin edhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, si dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.
Turqia përkujton të rënët në Luftën e Parë Botërore
Mijëra njerëz u mblodhën të dielën duke marshuar në qytetin Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarıkamış në Luftën e Parë Botërore. Pikënisja e marshit ishte në vendin Kızılçubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë kaukaze ruse gjatë Luftës së Parë Botërore. ( Ahmet İzgi - Anadolu Agency )
06.01.2019 Ahmet İzgi
1 / 14