
MADRID (AA) - Refugjati nga Siria, Osama Abdul Mohsen i cili u bë i njohur nga ngjarjet në Hungari ku një kameramane e një televizioni e rrëzoi për tokë ndërkohë që ai mbante fëmijën e tij në krah, ka pohuar për Anadolu Agency (AA) se "Nuk do ta harroj kurrë atë kameramane. Uroj që të marrë dënimin e merituar".
Cenafe, një shkollë futbolli në Spanjë ka mundësuar që Osama bashkë me dy fëmijët e tij të udhëtojë nga Münihu drejt Madrid-it. I vendosur në një shtëpi të marrë me qera në qytetin e Getafe-s Osama dha një intervistë për AA. "Pas shumë kohësh gjetëm rastin të pushonim mirë. Kishim shumë nevojë për këtë. Por tani më ndryshoi jeta" tha Osama.
Nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time ngjarjen e 8 shtatorit ku kameramania hungareze, Petra Laszlo më goditi me shkelm tha Mohsen dhe shton më tej duke thënë se: "Atë moment nuk mund ta harroj gjatë gjithë jetës. Uroj që të marrë dënimin e merituar dhe gjykohet. Është çnjerëzore ti gjuash me shkelm një babai i cili mban një fëmijë në krah. Nuk e kisha menduar kurrë që një gazetare do të mund të shkelmojë një person. Ndërkohë që unë me djalin tim në krah po mundohesha të ikja më rrëzoi. U ndjeva shumë keq në atë moment".
Mohsen thotë se për herë të fundit e ka parë përpara 25 ditësh bashkëshorten e tij. Para 1.5 vitesh ai u largua nga vendi i tij duke u vendosur në Urfa të Turqisë dhe më pas ka kaluar në Mersin, qytet i po të njëjtit vend. "Ajo që dua të bëj është të mund të sjell në Spanjë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tjerë që gjenden në Turqi. Për të ia arritur kësaj po na ndihmojnë shumë njerëz. Dua të filloj jetën time të re këtu në Spanjë bashkë me ta. Nuk e di se sa mund të zgjasë, një apo dy javë, por dua ti sjell këtu ata" vazhdon Mohsen në vazhdim të fjalës së tij.
Mohsen i emocionuar herë herë gjatë fjalës së tij thotë se: "Dëshiroj që Europa ti gjejë një zgjidhje këtij problemi dhe të ndihmojë mijëra persona që pa e ditur se ku shkojnë, nëse do të jetojnë ose jo dalin në këtë udhëtim të vështirë duke iu mbështetur vetëm Allahut".
Mohsen i cili më parë drejtonte klubin e El Fotuëa SC në Siri tashmë ndodhet në Spanjë ku do të punojë në një shkollë futbolli në Gatefe. "Kjo ishte një deshirë e imja. U bë realitet. Për këtë arsye jam shumë i lumtur" shton ai.
Pyetjes nëse do të kthehet apo jo një ditë në Siri, Mohseni i përgjigjet: "Kur të mbarojë lufta do të kthehem një ditë. Por Spanjën nuk do ta harroj kurrë".
Ndërkohë djali 18 vjeçar i cili zotëron gjuhën turke dërgoi të fala nënës së tij në këtë gjuhë dhe të cilët ndodhen atje. Ndërsa dajli i tij 7 vjeçarë, Zaid tha se Fenerbarçen në Turqi dhe Real Madrid-in në Spanjë janë skuadrat që ai mban.
Mohsen pritet që nesër të aplikojë për leje qendrimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Spanjës. Pas kartës së kuqe që atij do ti jepet duhet të presë 6 muaj që të marrë statusin normal.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.