Fatih Erel
07 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
GJENEVË (AA) – Presidenti i suspenduar i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), 79 vjeçari, Sepp Blatter i është nënshtruar një kontrolli mjekësor për shkak të stresit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i tij Klaus Stoehlker ka deklaruar se gjoja Blater nuk është hospitalizuar.
“Ai i është nënshtruar testeve mjekësore, ndërsa mjekët konsiderojnë se testet do të kryhen deri të enjten apo të premten gjatë javës së ardhshme. Sepp ndodhet në stres të madh nga shumë anë, ndërsa kjo e rëndon sepse është në moshë”, tha Stoehlker.
Media zvicrane “Radio 1” sot theksoi se Blatter fundjavën e kaluar ka patur probleme shëndetësore, dhe se ndodhet në spital për teste mjekësore.
Komisioni etik i FIFA-s suspendoi Blatter-in për 90 ditë për shkak të përzierjes në skandalin korruptiv në FIFA, ndërsa së bashku me të është suspenduar edhe presidenti i UEFA-s Michel Platini i cili konsiderohet si kandidati më i madh për trashëgimtar të Blatter-it.
Blatter është në krye të FIFA-s nga viti 1998, ndërsa trashëgimtari i tij do të zgjedhet në kongres të jashtëzakonshëm në shkurt të vitit të ardhshëm.