Bota e egër në Deltën Kızılırmak, pasuri e provincës Samsun të Türkiyes
Delta është një destinacion i bukur për entuziastët dhe studiuesit e natyrës, duke ofruar mundësi për të vëzhguar zogjtë, peizazhet piktoreske dhe florën dhe faunën e pasur
Samsun
Llojllojshmëria e kafshëve të egra në Deltën Kızılırmak të provincës veriore turke Samsun, paraqet një pasuri të rrallë natyrore për vendin, raporton Anadolu.
Kjo zonë, e njohur me diversitetin e pasur të kafshëve të egra, në rrethin Bafra të Samsunit, është një nga ekosistemet ligatinore më të rëndësishme të vendit, e vendosur përgjatë bregut të Detit të Zi.
I emëruar sipas Lumit Kızılırmak, lumi më i gjatë i Türkiyes, delta mbulon një zonë të gjerë që përfshin lumenj, liqene, këneta dhe shtretër kallamishte.
Delta Kızılırmak shërben si një ndalesë kyç në rrugën e migrimit të shpendëve midis Afrikës dhe Eurazisë. Përveç rëndësisë së saj ekologjike, delta është një destinacion i bukur për entuziastët dhe studiuesit e natyrës, duke ofruar mundësi për të vëzhguar zogjtë, peizazhet piktoreske dhe florën dhe faunën e pasur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.