jeta, archive

Dimri në rrafshnaltën e Sanxhakut, malësorët zemër gjerë në vendin më të ftohtë të Ballkanit

Para romakëve, kjo zonë ishte e banuar nga ilirët, ndërsa më vonë nga bogomilët dhe popujt sllav.

18.02.2015 - Përdıtësım : 18.02.2015
Dimri në rrafshnaltën e Sanxhakut, malësorët zemër gjerë në vendin më të ftohtë të Ballkanit

PAZAR I RI (AA) – Medin Haliloviç -

Rrafshnalta e Peshterës paraqet rrafshnaltën më të madhe në Ballkan dhe njërën nga më të mëdhatë në Evropë. Në të njëjtën kohë, ajo është një nga zonat më të ftohta të rajonit me bukuritë unike natyrore.

Rrafshnalta e Peshterës shtrihet në një lartësi prej 900-1200 metra, ajo gjeografikisht është rrafshina malore e cila shtrihet në pjesën qendrore të rajonit të Sanxhakut, në kufi me Malin e Zi, në jugperëndim të Serbisë. Në qendër të saj është komuna e Senicës, ndërsa disa pjesë të saj përfshinë edhe komunat e Pazarit të Ri dhe Tutinit.

Kjo pllajë malore me rreth 50 kilometra katrore ka më shumë se 40 mijë banorë, malësorë mikpritës me zemër të madhe të Peshterës.

- Siberia e Ballkanit -

Peshtera me rrethinën e saj ose "Sibiri Ballkanik", siç njihet ndryshe, ashtu e egër dhe e pa eksploruar, bukuritë magjepse i shfaq në këto ditë të ftohta, kur shkëlqimi i borës nga dielli në qiell të hapur formojnë  peizazhe unike. Edhe pse në ish-Jugosllavi ishte e njohur vetëm për të ftohtin e saj, për admiruesit e natyrës dhe aktiviteteve dimërore, Peshtera është një mundësi për aventurë të re.

Peshterasit, për shkak të ndryshimeve të papritura të motit në zonën e afërt dhe në afat të shkurt, për rrafshnaltën e tyre thonë se aty janë tri botë.

Ndërsa në rrëzmali të rrafshnaltës në komunën e Pazarit të Ri fryjnë rryma të ngrohta ajrore, në Peshterën e Ulët, në një pjesë të komunës së Tutinit, temperaturat bien, për tu rritur ngadalë në drejtim të fshatit Delimexhe, ose në drejtim të fshatit Baçic dhe puseve të Karajukiçit dhe deri në Polanë në drejtim të luginës së Senicës. Këtu vërehet "bota tjetër".

Peshtera është një vend që edhe në kohërat e lashta ishte strofull e kulturave, kombeve dhe besimeve të ndryshme, që është edhe sot me të gjitha karakteristikat e malësorëve, ku Peshtera ka ruajtur mënyrën e bashkëjetesës.

Para romakëve, kjo zonë ishte e banuar nga ilirët, ndërsa më vonë nga bogomilët dhe popujt sllav. Sot, aty jeton shumica boshnjake, komuniteti serbë dhe shqiptarë.

- Manastiri dhe xhamia -

Nga drejtimi i Pazarit të Ri detyrimisht duhet kaluar pranë manastirit mesjetar ortodoks Sopoçan. E ndërtuar në shekullin e 13-të, e cila është në listën e UNESCO-s, si monument i trashëgimisë. Me bukurinë dhe me vlerën artistike të aferskëve, manastiri i Sopoçanit tani më është i njohur në të gjithë botën për gamën më të madhe të pikturës evropiane në kohën bërjes së afreskëve.

Disa kilometra më tej, në dalje të Koshtanpoljes arrihet në Qendrën Islamike në Delimexhe. Dy minaret e xhamisë së madhe të ndërtuar më 2009, ngrihen qiell dhe kur i shikoni nga larg duket sikur kanë dalë nga kodra. Me lartësi prej 77,24 metra kalojnë të gjitha xhamitë në Ballkan dhe më gjerë.

Arkitekt i qendrës islame dhe minareve në Delimexhe është Muharrem Krushko nga Maglaji, i cili ka ndërtuar 230 minare.

Në fshatin Delimexhe jetojnë 88 familje, ndërsa xhamia është ndërtuar kryesisht me kontribute vullnetare të vendaseve dhe shumë Sanxhaklinjëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Në udhëtim nëpër fshatrat e Peshterës mund të shihen xhamitë, mesxhidet dhe kishat ortodokse, varësisht nga përkatësia që jetojnë aty, por në shumë vende mund të vërehen edhe monumente bogumile dhe varreza romake. Për rreth rrugës shihen një numër i madh i burimeve, puseve dhe mullinjët e ujit me rrotë e cila akoma sillet dhe dëshmon lashtësinë të cilës i përket.

Për periudhën osmane në këtë zonë dëshmojnë varret autentike me gurë në formën të çallmes dhe me shpatë të gdhendur. Monumente të tilla ka pothuajse në çdo varrezë muslimane, ku një nga më të mëdhatë ndodhet në fshatin Tuzinje.

Objekt i rëndësishëm i kulturës osmane padyshim është xhamia "Sulltan Valide" në qendër të Senicës, çfarë e bën këtë qytet të jetë i njohur. Është vakuf nga nëna e Sulltan Abdulhamidit, sulltanesha Valide nga shekulli i 19-të. Dallohet për nga ajo se është ndërtuar drejtpërdrejt nga familja e Sulltanit, ose nëna e Sulltanit dhe e cila ka kuben më të madhe pa shtyllë në Ballkan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın