Ergün Haktanıyan
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
ESKİŞEHİR (AA) - ERGÜN HAKTANIYAN - Komandanti i brigadës turkmene, Sultan Murad që operon në veri të Sirisë në Frontin Turkmen dhe zëdhënësi politik, Muhammed Shimali duke vënë në dukje se kanë shpëtuar nga organizata terroriste DAESH 3-4 fshatra në rajonet në afërsi të kufirit të Turqisë shprehen se do të vazhdojmë të luftojmë deri sa të pastrohet rajonin nga forcat e DAESH-it, PYD-së dhe nga forcat e regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shimali në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se turkmenët që luftojnë në 3-4 fronte në veri të Sirisë ndodhen në një situatë shumë të vështirë.
Ai teksa ka vënë në dukje se veçanërisht avionët e Rusisë kërcënojnë popullin turkmen, u shpreh se "nuk është e vërtetë se Rusia ka ardhur në Siri për ti dhënë fund DAESH-it. Që prej 3-4 ditësh po luftojmë me DAESH-in".
Në Malin Tukrmen në veri të Latakias ku bombardojnë avionët rusë nuk ndodhet DAESH dhe për shkak të bombardimeve në Malin Turkmen afërsisht 2 mijë turkmenë janë detyruar të braktisin vendbanimet e tyre, ka shtuar ndër të tjera Shimali.