11 Janar 2018•Përditësim: 12 Janar 2018
XHAKARTË (AA) – Mahmut Atanur
Yossi Sanusi, 50 vjeçari çaj-sjellës me biçikletë i cili jeton në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë, fiton kafshatën e gojës duke lëvizur pedalet e biçikletës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Katër vite më parë, Sanusi për shkak të papunësisë braktisi fshatin e tij në Java-n perëndimore dhe erdhi pranë motrës së tij në kryeqytet. Kur edhe këtu nuk gjeti dot punë stabile, ai për një kafshatë buke nisi të shpërndajë çaj me biçikletën e blerë.
Sanusi, me kohë, me rritjen e fitimit, në menu shtoi edhe çajin e akullt si dhe kafen me qumësht, dhe me peshën 30 kilogramëshe në biçikletë, përpiqet të shesë prodhimet e tij duke shëtitur çdo cep të kryeqytetit.
Sanusi, i cili jeton në kurbet për të siguruar shpenzimet e shtëpisë së tij, shkollimit dhe jetesës së katër fëmijëve që ka lënë në fshat, nga lumturia e fitimit të riskut e nis punën me katër krahë.
Herët në mëngjes, Sanusi nis punën duke kërkuar klientët dhe pas turnit 14 orësh kthehet në shtëpinë e motrës për të pushuar dhe për të bërë përgatitjet për ditën e ardhshme.
- Për shkak të moshës, nuk mund të punojë në ndërtimtari
Sanusi i cili foli për AA, tha se: “Derisa isha fëmijë, fillova të punoj në ndërtim. Pas martesës, vazhdova të bëj të njëjtën punë. Por, kur kalova të dyzetat, më nuk mund të punoja në ndërtimtari. Kur mbeta i papunë, nuk mundesha të siguroj jetesën e familjes, prandaj vendosa të shkoj në kryeqytet".
Ai gjithashtu tha se për shkak të mungesës së arsimimit nuk ka mundur të gjejë një punë me të ardhura stabile dhe se këtë punë e bën për 4 vite duke menduar nevojat themelore të familjes e veçanërisht katër fëmijët e tij.
Sanusi thotë se nga kjo punë fiton mesatarisht 3 euro në ditë dhe duke bërë të ditur se punon çdo ditë, familjen e tij mund ta shohë vetëm gjatë Ramazan Bajramit.