Turqia, jeta

Gjashtë dekada mes librash: Leximi, pasion i pashtershëm i 74-vjeçarit Mustafa Ermiş

Mustafa Ermiş, 74-vjeç, i cili jeton në qytetin Kırklareli, prej 62 vitesh nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij për leximin e librave, të cilin e ka nisur kur ishte 12-vjeç

Özgün Tiran  | 06.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Gjashtë dekada mes librash: Leximi, pasion i pashtershëm i 74-vjeçarit Mustafa Ermiş Foto: Özgün Tiran/AA

Kırklareli

Me banim në qytetin turk Kırklareli, 74-vjeçari Mustafa Ermiş prej 62 vitesh vazhdon shprehinë e leximit në bibliotekë që e ka nisur në shkollën e mesme.

I lindur në Kırklareli në vitin 1951, shprehia e leximit të librave që në moshë të vogël u kthye në pasion për Mustafa Ermişin. Pasi u njoftua me bibliotekën në moshën 12-vjeçare, Ermiş filloi të shkonte pothuajse çdo ditë në Bibliotekën Publike të Provincës.

Gjyshi Ermiş, i cili prej dekadash nuk ka hequr dorë nga ky zakon, i pëlqen të lexojë librat që përzgjedh me kujdes nga biblioteka.

Ai herë pas here krijon edhe poezi, të cilat i ka përmbledhur në tetë libra, si dhe disa libra të tjerë hulumtues dhe romane.

Ermiş jep shembull për ata që e rrethojnë me pasionin e tij të leximit të librave.

- "Leximi është fillimi i gjithçkaje"

Mustafa Ermiş për Anadolu tha se pjesën më të madhe të kohës e kalon duke lexuar libra dhe duke bërë kërkime.

Duke shpjeguar se ia kushtoi jetën punës në fushën e letërsisë dhe pikturës, Ermiş theksoi se i pëlqen shumë të lexojë dhe të hulumtojë.

Ai tha se ka shkruar shumë poezi dhe theksoi se mban epitetin “Bartës i trashëgimisë kulturore jomateriale” nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

"Unë punoj për traditat dhe zakonet në popull, si ishte gjendja e së kaluarës sonë, zakonet dhe traditat. Shkruaj poezi, kam libra të ndryshëm kërkimorë dhe bëj edhe piktura", tha Ermiş.

Duke theksuar se deri më tani ka lexuar shumë libra, ai tha se pothuajse çdo ditë shkon në Bibliotekën Publike të Provincës dhe lexon libra.

"Leximi është fillimi i gjithçkaje. Duhet patjetër të lexojmë që të përditësojmë veten. Biblioteka Publike është një shtëpi për mua. Mund të hyj dhe të dal si të ishte në shtëpinë time. Administratorët dhe stafi këtu janë shumë të mirë. Na ndihmojnë gjithmonë", tha Ermiş.

Duke tërhequr vëmendjen se nuk ka kufi moshe për të lexuar, për t'u informuar dhe për të bërë kërkime dhe se leximi i librave i shton shumë të mira njeriut, ai tha: "Sigurisht që leximi dhe informimi është i pafund, është gjëja më e bukur në botë. Për mendimin tim, sa më shumë të dish, aq njeri i mirë je. Gjithmonë duhet leximi".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın