Dejan Maksimoviç
29 Janar 2016•Përditësim: 29 Janar 2016
SARAJEVË (AA) - Sipas një studimi të kryer nga Euromonitor, cila është e specializuar për hulumtimet publicitare dhe me analizat e turizmit, Hong Kong vazhdon të jetë qyteti më i vizituar në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Studimi i referohet vitit 2014, vit në të cilin Hong Kongu u vizitua nga 27.7 milionë njerëz, që është një rritje prej 8.2 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Interesante është ajo se Hong Kong gati gjashtë vite radhazi, mbanë pozitën e parë në listën e Euromonitor.
E dyta radhitet Londra, e cila ka kërcyer nga vendi i katërt në vendin e dytë duke kaluar Bangkokun dhe Singaporin. Kryeqyteti britanik në vitin 2014 u vizitua nga 17.3 milionë njerëz, 3.6 përqind më shumë se në vitet e kaluara.
Përmirësimi më të madh në listën e 100 qyteteve më të vizituara në botë ka arritur Rio de Janeiro, i cili është ngjitur për 12 pozicione më lartë dhe tani zë vendin e 80-të me një rritje prej mbi 47 përqind në krahasim me vitin 2013. Sipas analistëve të Euromonitor ky kërcim ka ndodhur për shkak të Kampionatit Botërorë në futboll, i organizuar në vitin 2014 në Brazil.
Sipas kësaj liste, dhjetë qytetet më të vizituara në botë janë: Hong Kongu 27.7 milionë vizitorë, Londra 17.3, Singapori 17, Bangkoku 16.2, Parisi 14.98, Macau 14.96, Shenzhen 13.1, New Yorku 12.2, Stambolli 11.8 dhe Kuala Lumpur me 11.6 milionë vizitorë.