Ivana Ramadanova
28 Tetor 2016•Përditësim: 29 Tetor 2016
SHKUP (АА) - Shoqata "Banka për ushqim" sot në Shkup i prezantoi rezultatet nga hulumtimi për situatën me hedhjen e ushqimit nga kapacitetet prodhuese, marketet, zinxhirët distribuues - subjekte dhe objekte hotelerike në Republikën e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizatorët thonë se qëllimi i këtij projekti është që të tregohet në nevojën që ushqimi i tepërt të mos hudhet dhe të donohet te organizatat humanitare, gjegjësisht të arrijë deri tek të uriturit dhe të varfërit.
Në Maqedoni edhe përskaj situatës sociale dhe pranisë së varfërisë, një sasi e madhe e ushqimit përfundon në deponi, gjegjësisht në mbeturina.
Më tepër hedhin marketet, amvisëritë, si dhe objektet hotelerike, për shkak se ushqim të përpunuar teknikisht çdo herë ka patur dhe do të ketë, megjithatë asnjëherë nuk mund të planifikohet deri në fund.
"Më së shumti hedhet bukë dhe produkte të tjera, prodhimet e mishit me afat skadimi", tha Dushko Hristov nga Shoqata "Bankë për ushqim".
Sipas tij, projekti ka për qëllim të nxit të gjitha subjektet në shoqëri për menaxhim të qëndrueshëm me ushqimin, reduktimin e mbeturinave të ushqimit, donimin eventual të tepricave si dhe nevojën e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset për zvogëlimin e varfërisë.
Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit "Ushqim për të uriturit, jo për deponi" i mbështetur nga programi i Civica Mobilitas.