jeta

Indi, dhjetëra mijëra njerëz festojnë festivalin e pranverës "Holi"

Festivali i cili përfshin ngjarje kulturore, mblodhi së bashku turma entuziaste pjesëmarrësish në rrugë me muzikë, argëtim dhe pije freskuese

Nuri Aydın  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 14.03.2025
Indi, dhjetëra mijëra njerëz festojnë festivalin e pranverës "Holi"

Istanbul

Festa tradicionale e pranverës "Holi" e cila shënon ardhjen e pranverës në Indi, u festua me entuziazëm, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të ANI News, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në festimet e organizuara në shumë rajone në kuadër të "Holi"-t, festivalit të ngjyrave që përfaqëson ardhjen e pranverës në kulturën indiane.

Në shumë rajone festimet filluan me rituale tradicionale si Holika Dahan, një ritual i zjarrit që simbolizon "përkushtimin" dhe "fitoren e drejtësisë".

Rrugët, bulevardet dhe tempujt u bënë skena e pamjeve shumëngjyrëshe teksa pjesëmarrësit hodhën ndaj njëri tjetrit pluhur me ngjyra të ndezura dhe balona ujë për të festuar festivalin.

Festivali i cili përfshin ngjarje kulturore, mblodhi së bashku turma entuziaste pjesëmarrësish në rrugë me muzikë, argëtim dhe pije freskuese.

Për shkak të aktiviteteve në disa pika në qytetet kryesore u vendosën forcat shtesë të sigurisë, ndërkohë që edhe masat e sigurisë hynë në fuqi në nivelin e lartë.

"Holi Festival" që festohet çdo vit në mars në Indi, vazhdon për disa ditë në varësi të rajonit.


- Festivali i ngjyrave

Festivali "Holi" i cili përfaqëson triumfin e së mirës mbi të keqen midis hinduve, simbolizon gjithashtu fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës.

Një ditë para "Holi"-t, hindutë ndezin zjarre dhe këtu kryejnë rituale të ndryshme fetare. Gjatë festimeve të mbajtura në ditën e festës, hindutë lagin njëri-tjetrin dhe hedhin pluhur me ngjyra. Për këtë arsye "Holi" njihet si "festa e ngjyrave" në shumë vende.

Megjithëse festimet e Festivalit "Holi" mbahen kryesisht në Indi, Nepal dhe Sri Lanka, ato tani janë përhapur në shumë vende të botës përmes diasporës hindu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın