Ekip
11 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
SOLO (AA) - Elefanti Sumatran mbyti veterineren Octavia Warahapsari ndërsa po fotografonte në qytetin turistik të ishullit indonezian Java, raporton Anadolu Agency (AA).
Warahapsari, e cila kujdesej për elefantët e trajnuar në liqen artificial Gajah Mungkur në Javan qendrore, u sulmua nga njëri prej dy elefantëve sumatran ndërsa po përpiqej të bënte disa fotografi të këtij vendi piktoresk.
Pardiyanto, njëri nga zyrtarët e këtij vendi, tha se gjatë sulmit Wahapsari u përpoq që të ikte, por se elefanti e kishte kapur me feçkën e tij, e hodhi për tokë dhe e shkeli.
Veterinarja 25-vjeçare vdiq të mërkurën nga plagët e marra.