jeta

Kalendari historik

Në vitin 1809 – Ka lindur shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe. Ka shkruar shumë vepra në mesin e të cilave gjendet edhe poema “Korbi”

Aldıjana Hadzıc  | 19.01.2016 - Përdıtësım : 19.01.2016
Kalendari historik

Sarajevo

SARAJEVË (AA) - Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon: 

Në vitin 1736 – Ka lindur inxhinieri dhe fizikani skocez James Watt. Me shpikjet e tij ka zhvilluar dhe përkryer konstruksionin e makinës me avull e cila u bë forca lëvizëse e revolucionit industrial në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të dhe gjysmën e parë të shekullit të 19-të.

Në vitin 1809 – Ka lindur shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe. Ka shkruar shumë vepra në mesin e të cilave gjendet edhe poema “Korbi”.

Në vitin 1853 – Në Romë për herë të parë interpretohet opera “Trubadur” e Verdit.

Në vitin 1966 – Indira Gandhi zgjidhet kryeministre e Indisë. Pjesëtarët e sigurimit të saj personal e vranë më 31 nëntor të vitit 1984, para rezidencës në New Delhi.
Në vitin 1950 - Kina komuniste njeh shtetësinë e Vietnamit Verior.

Në vitin 1993 - Fillon prodhimi i filmave dhe librave më të shitur në animacion, “Toy Story”.

Në vitin 1999 - Zgjidhet rasti i parë i sulmit kibernetik në Kaliforni. Rasti përfshinte vjedhjen e miliona dollarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın