Aldıjana Hadzıc
14 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1794: Shpikësi amerikan Eli Whitney patentoi makinën për pastrimin e pambukut, “Cotton gin”. Fjala “gin” ka qenë shkurtesë për “engine” – motor. Kjo makinë përmes mekanikës ka ndarë farën nga pambuku dhe ka pastruar 50 herë më tepër pambukun në ditë sesa që mund të pastrojë dora e një personi.
Në vitin 1879: Ka lindur fizikani dhe nobelisti Albert Einstein. Zbuloi një varg të ligjeve themelore të natyrës, ndërsa veçmas shquhet për teorinë e relativitetit.
Në vitin 1883: Vdiq mendimtari Karl Marx. Veprat e tij më të njohura janë “Manifesti komunist” dhe “Kapitali”.
Në vitin 1994: Prezantohet versioni i parë i sistemit operativ Linux, i cili fitoi emrin sipas autorit Linus Torvalds.
Në vitin 1997: Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi në verilindje të Iranit humbën jetën 80 persona.