jeta

Liqeni Düden në Türkiye nën ndikimin e thatësirës, zvogëlohet diversiteti i jetës së egër

"Dikur ky ishte një vend plot gjallëri dhe gjelbërim, ku jetonin më shumë se 180 lloje të shpendëve", tha kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Jetës Natyrore në Kulu, Murat Uludağ

Serhat Çetinkaya  | 12.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Liqeni Düden në Türkiye nën ndikimin e thatësirës, zvogëlohet diversiteti i jetës së egër

Konya

Thatësira e përjetuar vitet e fundit në liqenin Düden të qytetit turk Konya, i cili ka pritur më shumë se 180 lloje shpendësh në të kaluarën dhe është një habitat i rëndësishëm për flamingot, ka shkaktuar një ulje të diversitetit të jetës së egër.

Liqeni, i cili nuk ushqehet më nga burimet natyrore për shkak të uljes së reshjeve dhe tërheqjes së ujërave nëntokësore, në disa vende është tërhequr 300-400 metra nga bregu.

Liqeni ndodhet në rrethin Kulu ndërsa ​​mund të vazhdojë ekzistencën e tij me ujin e transferuar nga impianti i trajtimit të ujit.

Prishja e ekosistemit të liqenit, i cili në disa vite thahet plotësisht, ka shkatërruar pasurinë e jetës së egër dhe shumë lloje shpendësh nuk mund të shihen më në rajon.


- "Nuk ka reshje, vazhdon thatësira ekstreme"

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Jetës Natyrore në Kulu, Murat Uludağ, në deklaratën për Anadolu tha se liqeni i cili njihej edhe si parajsa e shpendëve, në 7-8 vitet e fundit ka humbur pasurinë e jetës së egër me ndikimin e thatësirës.

Ai tha se ky dimër ka qenë shumë i thatë si asnjëherë më parë. Uludağ shtoi se në rajon gati se nuk ka patur reshje bore ndërsa edhe reshjet e shiut ishin të pakta.

"Liqenet tona ushqeheshin nga lumenjtë. Për shkak të mungesës së shiut dhe tërheqjes së tepërt të ujërave nëntokësore, lumenjtë nuk rrjedhin më. Dikur ky ishte një vend plot gjallëri dhe gjelbërim, ku jetonin më shumë se 180 lloje të shpendëve", tha Uludağ.

Sipas tij, aktualisht liqeni i Düdenit është në gjendje të keqe dhe në Liqenin e Vogël nuk ka asnjë pikë ujë. "Shpendët janë zhdukur tani. Jemi në muajin mars, por po kalojmë një periudhë si verë. Nuk ka reshje shiu, thatësira ekstreme vazhdon. Nëse vazhdon kështu, na presin probleme të mëdha", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın