Madagaskar, lavanderia buzë lumit Ikopa siguron jetesën për mijëra njerëz
Banorët krijojnë sipërfaqe larëse duke vendosur gurë në breg të lumit dhe fillimisht lagin rrobat e thata duke i zhytur në ujë dhe më pas i shkumëzojnë me sapun, ndjekur me shpëlarjen e tyre duke i goditur në gurë për të përfunduar procesin e larjes

Shkup
Lumi Ikopa në Madagaskarin veriperëndimor është shtëpi e mijëra njerëzve që sigurojnë jetesën duke larë rrobat buzë lumit në periferi të kryeqytetit Antananarivo, raporton Anadolu.
Në lavanderi angazhohen banorët që jetojnë përgjatë lumit Ikopa, përfshirë edhe burrat dhe atje sillen rroba të mbledhura nga zonat afër kryeqytetit.
Banorët krijojnë një sipërfaqe larëse për veten e tyre duke vendosur gurë në breg të lumit dhe fillimisht lagin rrobat e thata duke i zhytur në ujë dhe më pas i shkumëzojnë me sapun, ndjekur me shpëlarjen e tyre duke i goditur në gurë për të përfunduar procesin e larjes.
Punëtorët e lavanderisë i çojnë rrobat e lara në hapësirat e tharjes dhe i shpërndajnë ato për t’u tharë.
Lumi Ikopa, i mbushur me njerëz që lajnë rrobat çdo ditë të javës, rrjedh nëpër periferinë jugore të kryeqytetit dhe njihet si rruga e dytë ujore më e gjatë e Madagaskarit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.