jeta, archive

Ministria e Mbrojtjes: Vazhdojnë kërkimet për dy peshkatarët e zhdukur në Durrës

05.01.2015 - Përdıtësım : 05.01.2015
Ministria e Mbrojtjes: Vazhdojnë kërkimet për dy peshkatarët e zhdukur në Durrës

TIRANË (AA) –Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka deklaruar se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve të zhdukur dje në det në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në informacionin e marrë nga Qendra e Bashkuar Operacionale e Forcave të Armatosura (QBO) për humbjen e dy peshkatarëve, A. Shahinaj dhe B. Maçinaj  nga fshati Rinia, në orën 07.40 të ditës së djeshme, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, ka urdhëruar që anija MV-118 me komandant kapitenlejtënant Ervin Muçka të nisë operacionin e kërkim -shpëtimit në rajonin e Gjirit të Lalzit, ku dyshohet për humbjen e dy peshkatarëve.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar sot se në orën 10.10, të datës 5 janar, në ndihmë të këtij operacioni është dërguar edhe anija e Rojës Bregdetare “Iliria”, P-131, me komandant kapitenlejtënant Edison Hoxha, e cila po vazhdon operacionin e kërkim - shpëtimit në të gjithë zonën detare të Gjirit të Lalzit.

Të dy anijet e Forcës Detare, në bashkëpunim me anije të Policisë Kufitare vazhdojnë operacionin SAR bazuar në koordinatat e marra për humbjen e dy peshkatarëve. Deri tani, ndonëse kërkimet janë intensifikuar, ende nuk ka ndonjë rezultat konkret. Komanda e Forcës Detare po ndjek nga afër operacionin e kërkim - shpëtimit, i cili po vijon pandërprere, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu bëhet e ditur se janë vënë në dispozicion edhe mjete të tjera për operacionin kërkimit të peshkatarëve edhe nga ajri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın