Turqia, jeta

Mjeshtri nga Türkiye prej 57 vitesh vazhdon profesionin e kallajxhiut të trashëguar nga babai

71-vjeçari turk Alim Amir Keçeci u jep pamje të re enëve të kuzhinës të sjella nga klientët e tij duke i kallajisur me metoda tradicionale

Gökhan Yılmaz, Murat Sulucak  | 09.03.2025 - Përdıtësım : 12.03.2025
Mjeshtri nga Türkiye prej 57 vitesh vazhdon profesionin e kallajxhiut të trashëguar nga babai Foto: Murat Sulucak/AA

Zonguldak

Me banim në rrethin Çaycuma të Zonguldakut, Türkiye, kallajxhiu Alim Amir Keçeci, 71-vjeçar, po përpiqet të mbajë gjallë profesionin që ka mësuar nga babai i tij në dyqanin prej 20 metrash katrorë që ka trashëguar prej tij.

Me banim në fshatin Perşembe, Keçeci, baba i katër fëmijëve, filloi të mësojë profesionin që në moshë të vogël nga babai i tij Kamil Keçeci, i cili e kishte lënë punën dhe kishte filluar të punojë si kallajxhi pasi ishte dëmtuar në një rrëshqitje dheu teksa po punonte në një minierë.

Keçeci, i cili është përmirësuar me kalimin e kohës dhe është bërë një nga mjeshtrit e kërkuar të rajonit, u jep pamje të re enëve të kuzhinës të sjella nga klientët e tij duke i kallajisur me metoda tradicionale.

Keçeci, i cili ulet pranë sobës në dyqanin që hap herët në mëngjes, dëshiron të vazhdojë profesionin e tij me aq sa mundet.


- "Një profesion që po zhduket"

Mjeshtri Alim Amir Keçeci për Anadolu tha se karrierën e ka nisur nga e para, se ka punuar ditë e natë, por se tani nuk mund të bëjë shumë punë.

Keçeci theksoi se të duash profesionin dhe të fitosh para me punë ka vlerë.

Duke shpjeguar se çdo profesion ka vështirësitë e veta, Keçeci tha: "Një profesion si ky po zhduket. Nuk ka njeri që mëson pas nesh. Nëse nuk prodhon, nuk konsumon dot. Ndonjëherë vesh rrobat e pastra dhe dal. Kur nuk kam si ta kaloj kohën, vesh përsëri rrobat e punës. Menjëherë e gjej një punë për vete në dyqan dhe po e kaloj kohën".

Duke u shprehur se e ka marrë malli për ditët e vjetra, Keçeci tha se më parë kallajisnin 150-200 pjata dhe tenxhere në ditë dhe ua dërgonin klientëve.

Keçeci u shpreh i pikëlluar që nuk ka mundur të mësojë persona të tjerë dhe shtoi se dëshiron ta vazhdojë profesionin me aq sa mundet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın