Kulturë, jeta

Mjeshtri tunizian "ringjallë" këpucët e vjetra me dizajne të ndryshme

Mjeshtri tunizian Sherif Zerevi rinovon këpucët e vjetra duke krijuar dizajne të ndryshme në punishten që ka krijuar në kryeqytet

Adel Bin Ibrahim Bin Elhady Elthabti, Mahmut Geldi, Ekrem Biçeroğlu  | 10.01.2025 - Përdıtësım : 14.01.2025
Mjeshtri tunizian "ringjallë" këpucët e vjetra me dizajne të ndryshme Foto: Yassine Gaidi / AA

Tunizi

Pasi ka krijuar një punëtori të madhe në rajonin La Goulette në veri të kryeqytetit Tunis, Sherif Zerevi riparon këpucët e vjetra dhe krijon dizajne të reja me kolegët e rinj.

Zerevi, i cili i rinovon këpucët dhe i pengoi ato të shndërrohen në mbeturina, tha: "Këtë projekt e kam pasur në vitet e universitetit. Mendova se mund të hapja një dyqan në fushën e lëkurave dhe këpucëve".

Zerevi, i cili dizajnon dhe prodhon këpucë, në një prononcim për Anadolu tha se interesimi i tij për këtë fushë lindi kur mori pjesë në projektin e dizajnit të këpucëve sportive të një kompanie mode, kur ishte gjimnazist.

- "Ne vazhdojmë të rrisim ekipin tonë në përputhje me kërkesat e tregut"

Zerevi thotë se puna në projektin e kompanisë së modës u pranua nga komisioni dhe se kjo i dha kurajo edhe më shumë.

"Më vonë, ndava mendimet e mia me partnerin tim aktual, Muhammed Enver Hassane. Pasi diskutuam për çështjen në detaje me Hassane, filluam të punonim nga shtëpia. Modelet që prodhonim i ndamë në llogarinë tonë në Facebook dhe ato u pranuan nga të rinjtë. Më pas, hapëm një degë në zonën La Goulette", tha ai.

Duke thënë se këpucët i zbukurojnë me dizajne dhe ngjyra të reja, Zerevi tha: "Me rritjen e interesit për shërbimet tona në rinovimin e këpucëve të vjetra, ne e rritëm numrin e kolegëve tanë nga 2 në 10. Mes tyre ka studentë si dhe mjeshtër profesionistë të bojës dhe dizajnit. Ekipi ynë vazhdon të rritet në përputhje me kërkesat e tregut".

Ai tha se fillimisht për dizajnin e këpucëve zgjidhet një temë specifike që lidhet me muzikën, sportin apo ndonjë lëndë tjetër.

- Ata pikturuan vallen Debke, një nga simbolet e rezistencës palestineze

Duke thënë se disa zejtarë merren edhe me çështje të tilla si çështja palestineze, Zerevi tha: "Ne e kemi trajtuar edhe çështjen palestineze në veprat tona si një temë që trondit ndërgjegjen e botës përballë shkeljeve të Izraelit".

Mjeshtri i ri deklaroi se ata dizajnuan edhe kërcimin Debke, një nga simbolet e rezistencës palestineze.

- Kultura frymëzuese tuniziane

Në lidhje me burimet e frymëzimit për punën e tyre, Zerevi tha: "Idetë tona i nxjerrim nga kultura tuniziane dhe qytetërimet ku Tunizia është djepi i tyre dhe ne jemi gjithashtu të hapur ndaj kulturave botërore".

Duke inkurajuar të rinjtë tunizianë të ndërmarrin iniciativa si ato të tyre, Zerevi tha: "Çdo i ri që ka një ide ose është ekspert në çdo fushë teknike ose tregtare mund të fillojë projektin e tij në shtëpi me mjetet më të thjeshta dhe të punojë me telefonin e tij".

Ai thekson se shumë njerëz në Tunizi dhe në mbarë botën filluan projektet e tyre të mëdha me një ide të vogël të shpërndarë në mediat sociale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın